image Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali i tij dhe kamerierët na rrethuan me thika

Shqipëri/ Dëshmia e shoferit: Kokëdhima, djali i tij dhe kamerierët na rrethuan me thika

news image

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë Mihal Kokëdhima, ai tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para.

Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhin e virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatëruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen Spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbëritur në Shqipëri për turizëm.

Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë.

Shoferi i cili ishte duke vozitur makinën ku u sulmuan turistë spanjoll ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Ai tha se pronari i restaurantit kishe urdhëruar kamarierët të merrnin thikat dhe t’i sulmonin turistët.

“Kokëdhima, djali i kamarierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë. Ulemi për të porositur… Pronari i lokalit na ftoi për të zgjedhur peshkun dhe shkoi guida me kryefamiljarin spanjoll…Pasi erdhën nga kuzhina, zgjodhën peshkun dhe u ulën në tavolinë. Në atë kohë vjen kamarieri për të marrë porosinë tjetër dhe duke porositur i thamë atij se kishim porositur 7 peshq dhe ai na sugjeroi se janë shumë dhe mirë do ishte të merrnit një për dy veta …Ne ramë dakord. Në atë moment, kamarieri shkoi dhe i tha pronarit të lokalit që nga shtatë peshq do t’u çojmë pesë”.

“Në atë moment pronari vjen duke bërtitur dhe duke goditur tavolinën me grusht dhe thotë se unë ju kam vënë peshkun në zgarë…Familja spanjolle u tmerrua nga sjellja e pronarit, kërkoi që të iknim… Duke ngjitur shkallët për në parkim, vjen pronari me vrap dhe kap prej fyti djalin e guidës, dhe e goditi me grusht në fytyrë. Në atë moment futet djali i kryefamiljarit spanjoll për t’i ndarë nga sherri, por pronari goditi dhe djalin spanjoll. Në atë moment, futet edhe kryefamiljari duke u goditur me grusht në fytyrë nga pronari. Unë kapa prej mesi pronarin për të neutralizuar veprimet goditëse, si dhe duke u thënë njerëzve të futeshin në fugon”.

“Në atë moment, pronari u thoshte kamarierëve të merrnin thikat në kuzhinë dhe të vinin tek ne që po konfliktoheshim. Pasi u futën njerëzit në furgon, unë lashë pronarin dhe hyra direkt në fugon, ku brenda kisha gjithë grupin e turistëve. Në atë moment u afruan të gjithë kamarierët bashkë me djalin e pronarit me thika nëpër duar duke na godtur makinën nga jashtë…. Pronari u shtri para makinës… u çua dhe hypi në kofano duke goditur xhamin me mjete të forta dhe duke na kërcënuar me jetë”.

“Unë i flisja që të largohej nga mjeti, por ai nuk largohej dhe qëndronte gjatë ecjes së makinës mbi kofano…Ne nuk ndalonim dot pasi na ndiqte djali i pronarit me makinën e tij nga pas dhe kishim frikë për jetën sepse ata ishin të gjithë me thika…Pas një distance rreth 2-3 km ne ndaluam që pronari të zbriste nga kofano e mjetit. Pasi ne ndaluam, ai zbriti nga mjeti dhe ne vazhduam rrugën për në Sarandë…”, ka deklaruar shoferi.