image Dermatologët tregojnë se pse pecetat e lagura konsiderohen rrezik për fytyrën

Bukuri dhe kujdes

Dermatologët tregojnë se pse pecetat e lagura konsiderohen rrezik për fytyrën

news image

Pecetat e lagura nuk po preferohen shumë nga dermatologët.

“Nëse krahasoni përbërësit e larësve të fytyrës dhe pecetave të lagura janë të ngjashëm, për të mos thënë të njëjtë. Megjithatë ndryshimi qëndron në mënyrën sesi përdoren këto dy produkte.

 Me larësit e fytyrës zbërtheni papastërtitë dhe mbetjet e make up-it dhe më pas lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Ndërsa me peceta ndonjëherë mbetjet mbesin në lëkurën pasi fshihen apo thjesht mblidhen diku.”-shpjegon dermatologia, Charlotte Birnbaum për Well and Good.

Zakonisht pecetat e lagura kanë edhe alkool, gjë që mund ta irritojë lëkurë dhe të shkaktojë dehidratim. Gjithashtu këto mbetje që pecetat e lagura lënë në lëkurë, mund të shkaktojnë edhe alergji.

“Në rastet kur njerëzit kanë skuqje të zonave të caktuara të fytyrës si pasojë e zmadhimit të kapilarëve të gjakut, do të rekomandoja një larës fytyre të thjeshtë. Kështu parandalon irritimin e lëkurës nga kimikatet.” – tha dermatologu Ronald Moy./Gazeta Sinjali/