image Shkon në 42 euro çmimi për një çadër në plazhin e Ksamilit (FOTO)

Sinjalizime

Shkon në 42 euro çmimi për një çadër në plazhin e Ksamilit (FOTO)

news image

Këtë vit çmimet e larta janë bërë shqetësim i madh për turistët, gjë e cila po shkakton edhe pakënaqësi, duke e konsideruar si të pa pranueshme rritjen e çmimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një turisti në Ksamil, i cili tregon se është tejet i frustruar nga çmimi i lartë në këtë vend turistik.

Sinjalizues i Gazetës, ka dërguar në redaksi një faturë, të cilit i është dashur të paguajë një shumë, jo edhe të vogël parash, për vetëm një shezllon në bregdet.

Sipas faturës të sinjalizuesit, shihet se ai ka paguar shumën 5000 lek për vetëm një shezllon, që në euro i bie 42 euro e 10 cent.

Përveç faturës, sinjalizuesi bën të ditur se një ditë më parë, ka paguar 3000 lek, kurse ditën tjetër 5000 lek.

“Kjo është një lloj plaçke, sikur të mos funksionojë shteti”, ka thënë sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/