image Dërgohet për obduksion trupi i të riut që vdiq dje në aksidentin në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Siguri

Dërgohet për obduksion trupi i të riut që vdiq dje në aksidentin në rrugën Prishtinë – Ferizaj

news image

Është dërguar për obduksion trupi i pajetë i 36-vjeçarit i cili mbet i vdekur dje në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç pasagjerit i cili ka ndërruar jetë, në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 04.10.2020-03:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij, në rrethana të panjohura është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/