image Dërgohet pa shenja jete një person në Emergjencën e Podujevës, dyshohet se u lëndua në pyllin e Maçastenës

Siguri

Dërgohet pa shenja jete një person në Emergjencën e Podujevës, dyshohet se u lëndua në pyllin e Maçastenës

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që dyshohet se i mori në pyll në fshatin Maçastenë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, të cilët kanë bërë të ditur se ai është dërguar pa shenja jete në qendër dhe më pas mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje, vetëm kanë njoftuar se Policia po merret me rastin.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktima është një 61-vjeçar, i cili dyshohet se është lënduar në shtetin e Serbisë teksa po priste dru.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/