image Dërgohet pa shenja jete një 50-vjeçar në spitalin e Gjilanit, në shtëpinë e tij gjenden njolla gjaku

Siguri

Dërgohet pa shenja jete një 50-vjeçar në spitalin e Gjilanit, në shtëpinë e tij gjenden njolla gjaku

news image

Një person i moshës 50-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Gjilanit, në orët e para të së shtunës. I ndjeri dyshohet se vdiq në shtëpinë e tij, në rrugën “Hoxhë Jonuzi” në Viti dhe më pas u transferua në spital, por fatkeqësisht i vdekur. Siç mëson Sinjali, dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë.

Burime nga spitali kanë bërë me dije se posa Policia mori informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në shtëpinë e viktimës janë gjetur njolla gjaku.

Kjo ka bërë që njësiti i Forenzikës të aktivizohet dhe të bëjë ekzaminimin e vendit ku vdiq 50-vjeçari, në mënyrë që zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Pasi janë kryer veprimet e nevojshme, në lidhje me këtë rast kanë dëshmuar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë deklaruar se viktima ka pasur disa probleme shëndetësore dhe dyshojnë se ky mund të jetë shkaku. 

Megjithatë, Sinjali mëson se lidhur me vdekjen e tij është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Gjilanit dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprime tjera.

/GazetaSinjali/