image Dërgohet në QKUK konsumuesi i drogave, thotë se u sulmua nga pesë persona në Prishtinë

Siguri

Dërgohet në QKUK konsumuesi i drogave, thotë se u sulmua nga pesë persona në Prishtinë

news image

Sot, në orët e mesditës, një 37-vjeçar u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi sipas dyshimeve të para, u sulmua nga disa persona dhe për pasojë mori lëndime trupore. Rasti ndodhi në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë, kur viktima u gjet i lënduar nga njësia policore, e cila u njoftua nga disa dëshmitarë.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda QKUK-së, i riu është pranuar me lëndime në duar dhe në kokë, të cilat dyshohet se i ka pësuar nga goditjet. Burimet thonë se përveç trajtimit që mori viktima për shkak të lëndimeve, i njëjti u trajtua edhe në Neuropsikiatri.

Siç mëson Sinjali nga burimet, viktima ka çrregullime mendore dhe është përdorues i substancave narkotike, çka i shton dyshimet se si ndodhi rasti i sulmit, para banesës së tij.

Pas lirimit të të njëjtit nga spitali, Sinjali mëson se Prokurori ka urdhëruar zhvillimin e hetimeve për të kuptuar nëse rasti ka të bëjë me një sulm, apo me vetëlëndim.

Kësisoj, është udhëzuar inicimi i rastit “lëndim i lehtë trupor”, derisa të zbulohen detaje të reja për rrethanat e ngjarjes.  

/GazetaSinjali/