image Dërgohet në mbajtje një person për shkak të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

Kosovë

Siguri/ Dërgohet në mbajtje një person për shkak të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, në cilësi të provave materiale nga lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./ Gazeta Sinjali/