image Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kanosi Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh

Siguri

Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kanosi Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh

news image

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.

Policia tha se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se po vazhdohet me procedura të tjera ligjore.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan.

Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

/GazetaSinjali/