Xhiro e 8-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy ndeshje interesante.
Dueli hapës i kësaj xhiro ishte ditën e djeshme mes Ferizajt dhe Dukagjinit, ku skuadra vendase regjistroi fitore 2-1.
E sot dueli kryesor dhe sfida e ‘nxehtë’ është ajo mes Dritës dhe Gjilanit, dy skuadrave nga qyteti i njëjtë.
Drita ndodhet në një formë më të mirë sesa Gjilani, ku në 5 xhiro të zhvilluara, ata kanë katër fitore dhe një humbje, duke u renditur momentalisht në pozitën e 5-të me 12 pikë, shkruan Sinjali Sporti.
Gjilani ndërkohë s’e ka nisur aspak mirë sezonin e ri të kampionatit, ku pas 7 ndeshjeve të luajtura këtë sezon, kanë dy fitore, dy barazime e tre disfata, të pozicionuar në vend të 7-të në tabelë me 8 pikë. Sidoqoftë, “Skifterat” vijnë në këtë duel pas një fitore të madhe ndaj Prishtinës javën e kaluar, duke triumfuar me përmbysje 2-1.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Drita XI:
Gjilani XI:
Ndërkohë, dueli tjetër është ai mes Prishtinës dhe Feronikelit 74.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.