image Derbi i javës anglez: Arsenal - Liverpool, formacionet e mundshme - statistika - parashikim

Futboll

Derbi i javës anglez: Arsenal – Liverpool, formacionet e mundshme – statistika – parashikim

news image

Xhiro e 9-të e Premier League do të mbyllet me një derbi të vërtetë anglez. Arsenali dhe Liverpooli do të sfidojnë sot njëri-tjetrin në Londër, në duelin që fillon nga ora 17:30, raporton Sinjali Sporti.

Liverpool, që ka qenë skuadra më në formë në këtë start të kampionatit, duke fituar 7 nga 8 ndeshjet e para, do të udhëtojë në Emirates për t’u ballafaquar me ‘Topçinjtë’ londinez.

Londinezët s’e kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon, ku pas 8 ndeshjeve të zhvilluara ata kanë pesë fitore, dy barazime e një humbje.

Humbja erdhi nga ndeshja e fundit si mysafir ndaj Bournemouth, ku ‘Gunners’ luajtën me një futbollist më pak që nga minuta e 27-të pasi William Saliba u ndëshkua me karton direkt të kuq për një ndërhyrje nga mbrapa.

Liverpooli ndërkohë ndeshjen e vetme që s’ka arritur ta fitojë është humbja shokuese në Anfield ndaj Nottingham Forest, duke pësuar disfatë 1-0.

Të rejat nga lëndimet:

Arsenali është pa të suspenduarin William Saliba, ndërsa shoku i tij mbrojtës Riccardo Calafiori po i nënshtrohet testeve për një dëmtim në gju.

Menaxheri Mikel Arteta ka pranuar se disponueshmëria e Bukayo SakaS dhe Jurrien Timber është gjithashtu “shumë e pasigurt”.

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, është përjashtuar nga kjo lojë pasi pësoi një lëndim në brinjë në fitoren e fundjavës ndaj Chelseat.

Alisson dhe Harvey Elliott mbeten jashtë fushës dhe kjo lojë do të vijë shumë shpejt gjithashtu për Conor Bradley dhe Federico Chiesan të cilët s’do të jenë të gatshëm për këtë duel.

Statistika kokë-më-kokë:

  • Arsenali është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në Premier League ndaj Liverpool, duke fituar dy dhe duke barazuar dy të tjera.
  • ‘Reds’ kanë shënuar në secilën prej 17 ndeshjeve të fundit të ligës ndaj ‘Topçinjve’, me herën e fundit kur nuk arritën të gjenin rrjetën ishte në një barazim 0-0 në gusht 2015.
  • Liverpool ka fituar katër nga gjashtë vizitat e mëparshme në Emirates në të gjitha garat, duke humbur dy të tjerat.

Arsenal

  • Arsenali është i pamposhtur në shtatë ndeshje në shtëpi këtë sezon në të gjitha garat, duke fituar gjashtë dhe barazuar një tjetër.
  • Londinezët, sidoqoftë mund të humbin dy ndeshje radhazi në Premier League për herë të parë që nga dhjetori 2023.
  • ‘Gunners’ janë një fitore larg për t’u bërë klubi i dytë që arrin 2,000 fitore në historinë e ligës angleze, pas Liverpoolit.
  • Declan Rice do të bëjë paraqitjen e tij të 250-të në Premier League, duke u bërë lojtari i gjashtë më i ri që arrin këtë shifër.
  • Goli i ardhshëm i Bukayo Saka në Premier League do të jetë i 50-ti në këtë kompeticion.

Liverpool

  • Liverpool i ka fituar të gjashtë ndeshjet e tyre si mysafir këtë sezon në të gjitha garat.
  • Seria e tyre prej katër fitoreve të ligës si mysafir që nga fillimi i kësaj kampanje ka barazuar një rekord klubi të vendosur për herë të parë në 1990-91 dhe të përsëritur në 2019-2020.
  • ‘Reds’ kanë pranuar vetëm tre gola në Premier League këtë sezon, më së paku nga çdo skuadër tjetër në divizion.
  • Arne Slot ka bërë fillimin më të mirë të çdo trajneri në historinë e ligës angleze, duke fituar 11 nga 12 ndeshjet e tij të para në krye në të gjitha garat.
  • Mohamed Salah mund të barazojë 163 gola të Robbie Fowler në Premier League nëse shënon në këtë ndeshje.
  • Salah ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje në Premier League kundër Topçinjve.

Formacionet e mundshme sipas Guardian (FOTO).

Parashikim i ndeshjes: Arsenal 2-1 Liverpool

/GazetaSinjaliSport/