image Derbi anglez, publikohen formacionet zyrtare Man Utd - Chelsea

Futboll

Derbi anglez, publikohen formacionet zyrtare Man Utd – Chelsea

news image

Manchester United dhe Chelsea do të zhvillojnë derbin e javës së 10-të në Premier League.

“Djajtë e Kuq” vijnë pas një humbje si mysafir ndaj West Ham që e pasoi më pas shkarkimin e trajnerit të tyre, Erik ten Hag. Ruud van Nistlerooy do të marrë rolin e përkohshëm si trajner i “Djajve”, deri kur Ruben Amorim të marrë drejtimin e klubit anglez pas pauzës ndërkombëtare të nëntorit.

Londinezët ndërkohë ndeshjen e fundit e fituan me rezultat 2-1 ndaj Newcastles në Stamford Bridge.

“Blutë” ndodhen aktualisht në pozitën e 6-të me 17 pikë, kurse “Djajtë” në pozitën e 13-të me 11 pikë, të cilët kanë fituar vetëm një në pesë ndeshjet e fundit në kuadër të ligës, raporton Sinjali Sporti.

Sa i përket përballjeve direkte, United ka një rekord mjaft impresiv ndaj Chelseas në Old Trafford.

Manchester United është pa humbje në 11 ndeshjet e fundit ndaj Chelseas në ligë në Old Trafford, që nga humbja 1-0 në maj të 2013 kur Juan Mata shënoi golin e vetëm fitues të ndeshjes.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Man Utd XI: Onana; Mazraoui, De Ligt, Martinez, Dalot; Casemiro, Ugarte; Garnacho, Fernandes, Rashford; Hojlund.

Chelsea XI: Sanchez; James, Fofana, Colwill, Gusto; Lavia, Caicedo; Madueke, Palmer, Neto; Jackson.

Dueli fillon nga ora 17:30.

/GazetaSinjaliSport/