image Deputetja ukrainase: Njerëzit po vdesin nga uria në Kiev

Botë

Deputetja ukrainase: Njerëzit po vdesin nga uria në Kiev

news image

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko tha se njerëzit po vdesin nga uria dhe po detyrohen të pinë ujë i cili nuk përdoret për pije në Kiev ndërsa situata në të gjithë vendin po përkeqësohet.

Duke folur për Times Radio, Vasylenko tha se Kievi është ende duke u përballur me sulme dhe vuajtje nga mungesa e ushqimit, ndërsa njerëzit janë “të detyruar të qëndrojnë në bodrume dhe stacione metro“.

Ajo tha: “Njerëzit në fakt po vdesin nga uria pa ushqim dhe duke pirë ujë të zeza“.

Në Mariupol, mijëra njerëz po deportohen me forcë përtej kufirit në Rusi, me sa duket për të siguruar sigurinë, por më pas ata dërgohen në një drejtim të panjohur dhe askush nuk dëgjon më për ta, shkruan The Guardian.

Pra, mizoritë janë thjesht të njëjta kudo.

/GazetaSinjali/