Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’ja), Albana Bytyqi që ia zuri vendin në Kuvendin e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot është regjistruar bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka bërë të ditur se sot është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë.
Në postimin e shpërndarë, ajo ia ka bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe lideri i AAK-së, afër saj i cili po ashtu është duke u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Me besimin tuaj sot fillova rrugëtimin tim të ri, si deputete në Kuvendin e Kosovës. Do të bëj më të mirën time që të justifikoj këtë besim, duke qenë model për angazhim dhe punë të mirë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyqi.
Albana Bytyqi qe ankuar që ish-kandidatja e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla i ka vjedhur vota.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, kandidatja Meliza Haradinaj-Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota./Gazeta Sinjali/