image Deputetja me pesë vetura shpenzoi 880 euro të shtetit për udhëtim vitin e kaluar

Financa

Deputetja me pesë vetura shpenzoi 880 euro të shtetit për udhëtim vitin e kaluar

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adelina Grainca, është në mesin e deputetëve që përfituan kompensim për shpenzimet që bënë për udhëtimin deri në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në raportet e shpenzimeve ndër vite të deputetëve të publikuar nga Kuvendi i Kosovës, Grainca vitin e kaluar mori 880 euro nga buxheti i shtetit për të udhëtuar deri në punë nga Ferizaj, ku ka deklaruar se jeton.

Ndërkaq, në Agjencinë Kundër Korrupsion, Grainca ka deklaruar se posedon pesë vetura të biznesit.

Më e shtrenjta nga to është ajo e 75 mijë eurove./GazetaSinjali/