Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, për nder të 28 Nëntorit ka ndarë disa fotografi me veshje kombëtare, duke bërë thirrje për dashuri ndaj njëri-tjetrit, si dhe për ndalje të urrejtjes, rrahjeve e vrasjeve.
“28 nentor te Vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ngriti flamurin ne kalane e Krujes
28 nentor 1912 Ismail Qemajli ngriti flamurin ne Vlore
28 nentor te Vitit 1955 lindi Adem Jashari
28 nentor te Vitit 1997 u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosoves
28 nentor 1999 menjeher pas luftes nje djale me emrin Flamur ne Gjilan vret nje person dhe plagose dhjetra te tjere…”, ka shkruar aktorja në një postim në Facebook.
“Dujeni njani tjetrin, ndaleni urrejtjen, rrahjet, therrjet, vrasjet. Vetem bashke jemi te forte”, shtoi ajo.