Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se është nominuar të marrë pjesë në programim “Open World 2022”, që do të mbahet në Kaliforni.
Statovci ka thënë se pjesëmarrjen e saj në këtë program e ka konfirmuar Zyra e Kongresit Amerikan për Udhëheqësi Ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
E lumtur që Zyra e Kongresit Amerikan , për Udhëheqësi Ndërkombëtare, ka konfirmuar nomiminmin tim që të marrë pjesë në programin Open World, që këtë vit mbahet në Kaliforni.
Open World Leadership Center administron agjencinë e parë dhe të vetme ndërkombëtare në Degën Legjislative të SHBA-së që kontrollohet plotësisht nga Kongresi.