Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku- Mullhaxha në seancë tha se kushtet për t’u trajtuar të infektuarit apo të dyshuarit me virus janë të këqija dhe se paga e epidemiologut është vetëm 630 euro.
“A e dini ju se vetëm 630 euro e kanë pagën epidemiologët, dhe si janë kushtet momentale në shëndetësi, as maska të mjaftueshme nuk ka, unë kam thënë që nuk kam kredibilitet me thanë shpërndajuni, sepse modelin ma të keq e kemi dhënë ne sot, sepse ne e kemi shkel OBSH-në, kjo është seanca e turpit”, është shprehur Kollçaku.
Ajo gjithashtu tha se në rast se sot do të infektohet ndonjë deputet të mos i vendoset respiratori sepse nuk e meritojnë dhe se nuk janë deputetët mbi ligjin.
“Nëse sot do të infektohemi, mos të ja qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, ne nuk po i përfillim udhëzimet”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/