Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka quajtur kryehajn, kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Pa ia përmendur emrin, Pacolli e ka shkruar në Facebook cilësimin e saj për Limajn, shkruan Gazeta Sinjali.
“Paramendoni ku përfundojmë kur kryehajni social demokrat flet për respektim të ligjit e kushtetutës…”, ka shkruar Pacolli.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vendimin e mbrëmshëm të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlës e ka cilësuar ndërhyrje e në kompetencat e Kuvendit.
“Nga mbrëmë kemi një ndërhyrje të vrazhdë në kompetencat e Kuvendit nga Qeveria në ikje. Me një vendim arbitrar ka suspenduar kompetencat e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Limaj. /Gazeta Sinjali/