image Deputetja e LDK-së për vdekjen e të riut: Luftove e për pak nuk ia dole, Zoti të mori sepse të deshti pranë vetes

Sociale

Deputetja e LDK-së për vdekjen e të riut: Luftove e për pak nuk ia dole, Zoti të mori sepse të deshti pranë vetes

news image

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka kujtuar të riun, Shpresim Jurliu i cili është ndarë nga jeta në moshë të re pas një sëmundje për të cilën kishte shkuar në Turqi për t’u shëruar.

Bunjaku ka thënë se me të riun ishte njoftuar së voni duke e kujtuar si njeri me shpirtë të bardhë.

“Luftove e për pak nuk i’a dole” ka shkruar mes të tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Lajm i trishtueshëm

Të njoha shumë vonë Shpresim,rastësisht dhe shumë pak.U bëmë bashkë,gjetëm përkahjen dhe t’i para 9 muajve u transferove në Turqi për shërim.

Më premtove se do të shihemi përsëri.

Luftove e për pak nuk i’a dole 🥲

Sot,mora lajmin e kobshëm,o shpirt i bardhë.Zoti të mori sepse të deshti pranë vetes e më shumë….

Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan për Shpresimin, ngushëlloj familjen e tij Jerliu dhe të gjithë ata që e njohën.

Zoti ju dhashtë forcë e gajret 🙏

Shpresim,pusho i qetë në parajsë aty ku pushojnë engjujt si ti 🙏

May be an image of 2 people, people smiling and table

/GazetaSinjali/