image Deputetja e LDK-së: Kuvendi nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës

Kosovë

Deputetja e LDK-së: Kuvendi nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, është ankuar se Kuvendi i Kosovës nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, deputetët nuk kanë kufje për përkthim dhe se kështu është e pamundur që të zhvillohet seanca në të cilën pritet të marrë pjesë edhe Oliver Varhelyi, komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Gaxherri po ashtu është ankuar se pse deputetë pinë ujë në shishe plastike, por për këtë dhe probleme të tjera thotë se do të diskutojnë në një seancë tjetër./Gazeta Sinjali/