image Deputetja e LDK-së i reagon Bislimit: Koordinimin nga ShBA-ja e keni zbritur te Radojçiqi

Politikë

Deputetja e LDK-së i reagon Bislimit: Koordinimin nga ShBA-ja e keni zbritur te Radojçiqi

news image

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të fundit nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cila tha se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

E deputetja e LDK-së e ka ftuar Bislimin që të paraqitet në raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, përpara se – sipas saj – të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së.

Sipas saj, Qeveria koordinimin nga ShBA-ja e ka zbritur te Milan Radojçiqi.

Postimi i plotë i saj:

z. Bislimin e ftoj publikisht që të respektoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së.

Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standart të politikës së jashtme.

Mjaft më, ky vend e këta qyterarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu.

Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Millan Radoijçiqi.

/GazetaSinjali/