Time Kadrijaj, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Intervistimi i saj do të bëhet në Prishtinë për shkak të problemeve që deputetja ka me vizë.
Kadrijaj për Gazetën Sinjali ka thënë se do të mbrohet në bazë të këshillave që do t’ia jep avokati, duke mos e përjashtuar mundësin që të mbrohet në heshtje, njëjtë sikurse Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se është duke e pritur avokatin që të vije nga Londra dhe t’i jap këshillat e nevojshme.
“Sot do të intervistohem, por do të intervistohem këtu në Prishtinë tek EULEX-i, sot në ora 11. Informacioni është që do të intervistohem si dëshmitare për periudhën tri vjeçare nga viti 1998-2000”.
“Në Kosovë do të intervistohem për shkak të vizë. Për shkak të procedurave unë jam vonë që të aplikojë për vizë dhe për këtë arsye kanë vendosur që të intervistohem këtu”, ka deklaruar Kadrijaj për Gazetën Sinjali.
Kur është pyetur fillimisht nëse ajo do të mbrohet në heshtje sikurse Ramush Haradinaj, ajo ka thënë se me shumë mundësi do të veprojë njëjtë sikurse Haradinaj.
“Kam avokat, por do të mbrohem në bazë të këshillave të avokatit. Besoj që njëjtë do të mbrohem në heshtje. Është një avokat anglez dhe po presim me ardhur nga Londra dhe në bazë të këshillave të tij do të mbrohem”, ka deklaruar Kadrijaj për Gazetën Sinjalin.
Kujtojmë se Ramush Haradinaj është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, ndërsa kryeministri në detyrë është mbrojtur në heshtje./Gazeta Sinjali/