image Deputetja e AAK-së numëron arsyet se pse Ramush Haradinaj duhet të bëhet president

Politikë

Deputetja e AAK-së numëron arsyet se pse Ramush Haradinaj duhet të bëhet president

news image

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj thotë se partitë politike në vend duhet të bisedojnë për të gjetur emrin e presidentit të ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo thotë se AAK ka për kandidat të parin e saj, Ramush Haradinaj, gjersa shton se ish-kryeministri është njeriu i duhur për të pasuar ish-presidentin Hashim Thaçin.

“Në këto rrethana nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë më shumë se kurrë vendit i duhet një stabilitet politik dhe institucional. Ne si AAK ka kohë që kemi marrë vendim që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president”, tha Reshitaj.

Ajo po ashtu ka numëruar dy arsyet që sipas saj, e bëjnë Ramush Haradinajn kandidatin e duhur për të parin e shtetit.

“E para, është e kaluara e Haradinajt si pjesëmarrës në çdo etapë të ndërtimit të Kosovës. Është një garant për një personalitet të qëndrueshëm dhe kredibil, një personalitet me një bagazh të dëshmuar kombëtar dhe në shërbim të atdheut dhe qytetarëve”, tha Reshitaj.

Dhe e dyta, nëse kthehemi në kujtesë dhe realisht duke pasur në mendje secili prej nesh kur në Kosovë serbe e udhëhequr nga Millosheviqi kryente masakra çnjerëzore, ish-ministri i informacionit në atë kohë sot drejton shtetin e Serbisë. Ndërsa ish-zëdhënësi i tij sot është kryetar i Kuvendit të Serbisë. Andaj duke u nisur nga këto rrethana ne e vlerësojmë gatishmërinë e z.Haradinajt për të qenë president dhe e përkrahim”.

Reshitaj gjithashtu theksoi se nuk mund të zgjidhet  posti presidentit të Kosovës pa një unitet politik.

Do të ishte mirë që të gjitha forcat politike të ulen dhe të vendosin për një president. Nuk mund të zgjidhet president i ri pa një unitet politik por edhe partiak e aq më pak nga forca politike e mazhorancës”, përfundoi Reshitaj në T7.

/Gazeta Sinjali/