image Deputetja britanike: Nëse forcat serbe janë futur ilegalisht duhet sanksione - Kosovën e kritikuan për shumë, shumë pak

Politikë

Deputetja britanike: Nëse forcat serbe janë futur ilegalisht duhet sanksione – Kosovën e kritikuan për shumë, shumë pak

news image

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësitë speciale serbe.

Sipas Kearns, e cila njëherësh është dhe njëra nga deputetet më të zëshme britanike për çështjen e Kosovës, nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.

”Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

”Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”.

/GazetaSinjali/