image Deputeti Zemaj: Qeveri, mjaft më, ulu e bisedo me grevistët, ndale arrogancën

Politikë

Deputeti Zemaj: Qeveri, mjaft më, ulu e bisedo me grevistët, ndale arrogancën

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ulët dhe të bisedoj me grevistët.

Në një postim në Facebook, Zemaj ka kërkuarnga Qeveria të bëj zgjidhje sa më shpejtë.

“Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveri, mjaft më! Qeveri, ulu e bisedo me grevistët. Ndale arrogancën. Ndale padëgjueshmërinë.

Mos i hasmëro njerëzit. Bëj zgjidhje sa më shpejt. Çdo minutë e humbur nga procesi mësimorë është kosto e lartë për fëmijët dhe shoqërinë. Mjaft më me përdorimin e fëmijëve për hesape të populizmit.

Mjaft më! Fëmijët duhet të nisin procesin mësimorë, mësimdhënësve duhet t’u pranohen kërkesat, ndërsa prindërve duhet t’u kthehet normaliteti.

/GazetaSinjali/