image Deputeti ukrainas: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar

Botë

Deputeti ukrainas: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar

news image

Një deputet ukrainas i ka thënë BBC-së se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria.

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se zyra e kryetarit i kishte thënë se rrugët e qytetit port janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një “varr masiv për 33 persona, sepse varrezat janë të paarritshme për shkak të bombardimeve“.

Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bombardohen“, tha Gurin.

Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”, shtoi tutje ai.

Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luftarakë MiG-29.

Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është sa ukrainas vdesin dhe sa ukrainas do të vdesin brenda një jave“, argumentoi ai.

/GazetaSinjali/