image Deputeti suedez kërkon heqjen e vizave për kosovarët

Deputeti suedez kërkon heqjen e vizave për kosovarët

news image

Deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë, ku do të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave.

Thotë se është e rëndësishme që Kosovës t’i hiqen vizat, që qytetarët kosovarë të marrin të drejtat e njëjta që u takojnë si vendeve tjera në Ballkan.

“Paraqita sot kërkesën time për interpelancë. Në këtë çështje, do të kërkoj më shumë tregti me Kosovën dhe kërkoj që Kosova të marrë liberalizimin e vizave njëjtë sikur vendet tjera në Ballkan”, ka shkruar ai në një postim në facebook.

Ai ka shtuar se Suedia duhet të veprojë në atë mënyrë që të gjitha vendet në Ballkan të marrin trajtimin e njëjtë në raport me BE-në.

Zyrtarët institucionalë të Kosovës pas takimeve që kanë zhvilluar në Suedi, kanë theksuar se ky shtet e përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian ma fokus liberalizimin e vizave.