image Deputeti shqiptar në Serbi: Disa deputetë serb po propagandojnë politikën e viteve të 90-ta

Kosovë

Deputeti shqiptar në Serbi: Disa deputetë serb po propagandojnë politikën e viteve të 90-ta

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami, ka thënë se, disa deputetë serb po vazhdojnë të propagandojnë politikën e viteve të 90-ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami ka shtuar se, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar sepse shteti nuk po i ndihmon.

Ai ka kërkuar që qytetarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të kenë spitalin rajonal.

 “Nga njëra anë, unë jam i befasuar dhe nga ana tjetër jam i zhgënjyer, për shkak të gjërave që dëgjoj, dhe ku deputetët duhet të jenë në frymën e një mentaliteti demokratik, e jo edhe më tutje të vazhdojnë të propagandojnë politikën e viteve 90-ta.  Kjo është vërtet e dëshpëruese, por për këtë do të kemi kohë në paraqitjet e mia të ardhshme”, ka thënë Bajrami./Gazeta Sinjali/