Legjislatura e gjashtë e Kuvendit ka qenë e para që ka pasur në përbërje edhe deputetin Milaim Zeka.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, Zeka që ishte i vetmi që votoi kundër, nuk i ka kursyer aspak lavdatat për veten.
“Kur krejt koalicioni e bojkotonte çdo seancë, unë isha prezent. Në mesin deputetëve të përgjegjshëm kam qenë edhe unë. Unë kam qenë një diamant në Kuvend”, ka thënë ai.
Zeka ka treguar edhe se pse ka votuar kundër shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit.
“Sot kam shpreh protestë kundër kësaj bërllokhane, përmes votës sime jam kundër këtyre që po rrejnë. Nuk është rrëzuar qeveria prej Gjykatës Speciale, atë e ka rrëzuar Kadri Veseli prej studios së Zërit të Amerikës në Uashington”, ka thënë ai. /Sinjali