image Deputeti i VV-së tregon a u ul kah opozita si shkak i “pakënaqësisë” me partinë

Politikë

Deputeti i VV-së tregon a u ul kah opozita si shkak i “pakënaqësisë” me partinë

news image

Gjatë seancës së sotme parlamentare, janë diskutuar një sërë çështjesh përfshirë edhe krizën në energji.

Një gjë që mori vëmendjen e mediave, ishte momenti kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, nuk ishte ulur me grupin e deputetëve të kësaj partie, por afër grupit të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Bashkë me Rrahmanin, aty ishte ulur edhe deputeti tjetër i VV-së, Gramos Agusholli.

Sinjali ka konktaktuar me Rrahmanin, duke e pyetur se nëse ky veprim ka të bëjë më ndonjë pakënaqësi apo krisje mes tij dhe VV-së.

Rrahmani në përgjigjen e tij, mohoi se ky veprim ka të bëjë ndonjë gjë më partinë në të cilën bënë ai pjesë, porse më shumë është një veprim i zakonshëm të cilin e kanë bërë edhe deputetë të tjerë, dhe se veprimi i njëjtë do të bëhet edhe në vazhdim.

“Ato janë vende të lira që, deputetë kur nuk kanë ndonjë angazhim me fol, edhe lëvizin. Nuk është çështja që jemi ulë aty vetëm sot. Çdoherë, seancat ndërrohen deputetët.  Kur jemi tu pi kafe, ulemi aty ma afër për mos me i pengu kolegët tjerë. Përndryshe, nuk ka kurrgjë diçka. Diçka që ka ndodhë çdo herë, ndodh dhe do të ndodhë. Jo s’ka të bëjë kurrgjë”, ka thënë Rrahmani.

/GazetaSinjali/