Gjatë seancës së sotme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi ka deklaruar se ai dhe deputetët e pozitës nuk ua kanë borxh që sipas tij “të shahen” nga deputetët e opozitës.
Krasniqi iu është drejtuar edhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i thënë se është turp që të “shajë”.
“Me fjalët që po na drejtohen disa nga kolegët, nuk ua kam borxh as nuk ua kemi borxh. Ramush është turp, je kah fton që disa herë, unë jam këtu, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shanë edhe në nanë, por e kemi sikur zotëriun këtu kryetar i grupit që na ka sha me nanë. Por thonë se i shami të shanë”, tha ai.
Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur protesta e veteranëve , të cilët po protestojnë për mos përfshirjen e kategorisë së tyre në Ligjin për Pagën Minimale.