Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka thënë se 5 persona kanë vdekur nga koronavirusi brenda dy ore në spitalin e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Batusha ka thënë se situata me koronavirusin është jashtë çdo kontrolli.
“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli. Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë Batusha./Gazeta Sinjali/