Pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar në Postën e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinvoci, ka paralajmëruar shkarkime të reja edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është radhe e KEDS-it t’i nënshtrohet ligjit.
“Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar. Tani, po besoj që është radha e KEK’ut t’i nenshtrohet rivendosjes se rendit dhe ligjit”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.
Ai vlerëson se shkarkimi i bordeve dhe i personave në pozita udhëheqëse në ndërmarrjet publike është ilaq për abuzimin me pasurinë publike.
“Abuzimit me pasurinë publike ja gjejmë ilaqin”, ka përfunduar Bajqinovci./Gazeta Sinjali/