image Deputeti i VV-së paralajmëron përjashtimin e deputetëve që votuan kundër Kodit Civil

Politikë

Deputeti i VV-së paralajmëron përjashtimin e deputetëve që votuan kundër Kodit Civil

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka thënë se pas zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie, do të mbahen edhe zgjedhjet për Kryesinë e kësaj partie.

Korenica në Politiko tha se në zgjedhjet e Kryesisë ka mundësi të përjashtohen deputetët që votuan kundër Kodit Civil.

“Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që është në Kuvend”, tha Korenica në Politiko.

/GazetaSinjali/