image Deputeti i VV-së: Në befasi jam sulmuar nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala

Politikë

Deputeti i VV-së: Në befasi jam sulmuar nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Gazmend Gjyshica, thotë se është sulmuar fizikisht nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, raporton Gazeta Sinjali.

Sulmi ndaj tij, Gjyshinca thotë se ka ndodhur në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilin raportoi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Gjyshinca thotë se gjatë kësaj mbledhje dhe vazhdimisht në mbledhjet e këtij komisioni ka pasur presion verbal nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në momentin kur kam dalë në koridor, në befasi jam sulmuar nga deputetët Arben Gashi dhe Kujtim Shala”, deklaroi ai në një konferencë për media./Gazeta Sinjali/