Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Imet Rrahmani, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka kërkuar sqarime nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për arsyet që menaxhmenti i RTK-së nuk ka pranuar auditimin e pasqyrave financiare, raporton Sinjali.
Deputeti i VV-së ka deklaruar se Zyra Kombëtare e Auditimit është penguar të realizojë auditimin në RTK- nga menaxhmenti.
“Çfarë masa keni ndërmarrë ndaj menaxhmentit si bord i cili nuk ka lejuar auditimin e pasqyrave financiare dhe auditimin e performancës. RTK-ja duke u thirrur në ligj i ka tërhequr vërejtjen një zyrtari që Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka të drejtë dhe në mënyrë të jashtëligjshme po tenton me bo auditimin. Kemi dëshmi që menaaxhmenti i RTK-së e ka penguar auditimin”, tha ajo.
Kurse nga bordi i RTK-së, Lirim Geci, ka deklaruar se RTK-ja është e gatshme për auditim. Ai ka mohuar se Zyra Kombëtare e Auditimit është penguar.
“Ne jemi të gatshëm për auditimin dhe ju duhet të merreni vesh me auditorin. Dhe nuk është e vërtetë që ne nuk kemi lejuar”, ka thënë ai./GazetaSinjali/