image Deputeti i Vetëvendosjes tregon nëse nesër do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend

Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes tregon nëse nesër do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend

news image

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje një ditë para se të hidhet në votim Qeveria Hoti.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave, porse për hapat e ardhshëm i takon të vendosë grupit parlamentar.

“Ka pasur disa ide, disa propozime, por Grupi Parlamentar aktualisht është duke e mbajtur mbledhjen dhe ata do të vendosin se cili do të jetë qëndrimi i tyre në seancën e nesërme” tha Haxhiu.

Mes tjerash ajo ka thënë se Grupi Parlamentar është duke vazhduar takimin, ku do të vendoset për veprimet në seancën për votimin e qeverisë.

Ndërsa Liburn Aliu ka hedhur poshtë mundësinë që në seancën e nesërme të ketë gaz-lotsjellës sikur në seancat e kaluara.

“Kur kemi qitur gaz-lotsjellës ka qenë demarkacioni, por për çështje të qeverisë ne diskutojnë dhe mbajmë qëndrime politike”, tha Aliu.

Duke folur rreth protestave të ardhshme të mundshme, Aliu tha se protesta e paralajmëruar për datën 5 qershor nuk është e thirrur nga ana e kësaj partie. /Gazeta Sinjali/