image Deputeti i Vetëvendosjes, me mbi 100 gabime drejtshkrimore në një postim

Kosovë

Shkrimi/ Deputeti i Vetëvendosjes, me mbi 100 gabime drejtshkrimore në një postim

news image

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Jahja Kokaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka postuar një shkrim në Facebook me gabime të shumta drejtshkrimore.

Kokaj shkrimin e ka titulluar: “Çka pas mos-marrëveshjes: Skenari ogurzi për Kosovën”, ku qysh në titull ka dy gabime.

“Duan ndryshim , por nuk do dijne cfare,ne ate c’akordim stihik duke gjeneruar anarshi dhe kaos te mundeshem famkeq”, shkruan ndër tjerash Koka.

Nga 137 gabimet e tij në një status të gjatë, është e vështirë të kuptohet konteksti i mirëfilltë.

Megjithëse profesioni i tij nuk është gjuhëtar, gabimet e bëra janë të shumta duke pasur parasysh që Kokaj tashmë është zgjedhur si deputet në Kuvendin e Kosovës të legjislaturës së shtatë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220406357128108&set=a.10212155277296269&type=3