Deputeti i PD-së në Shqipëri, Agron Shehaj, e ka bllokuar foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për më shumë se dy orë.
Ai nuk ka lënë asnjë deputet as të pozitës, as ata të opozitës që të mbajnë fjalime aty.
Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren, edhe pas përjashtimit nga seanca.
Sipas Top Channel, ai pati debat edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i tha Bardhi pas ndërprerjes së seancës.