Faton Topalli, deputeti i PSD-së, ka thënë sot se koalicionit me AAK-në pritet t’i shtohen edhe dy parti të tjera. Ka thënë se koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së, pritet t’i shtohen edhe partitë që udhëhiqen nga Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
‘’Kemi shpresë që do ta na bashkëngjitet AKR dhe Nisma Socialdemokrate. Lajm i mirë sepse po krijojmë koalicion të ndryshimit. Qeverisje që do të ketë ndryshimin duke hartuar program të përbashkët. Jemi optimistë’’, ka deklaruar Topalli në Klan Kosova.
Më tutje ai ka thënë se PSD nuk e ka tradhtuar opozitën.
“PSD nuk e ka tradhtuar opozitë, sepse vetë jemi në opozitë, krenar do të ishim nëse do të bashkëpunonim. Por nuk ka ndodhur. Ishte mundësi e mirë që Haradinaj ia dha qytetarëve të Kosovës. Do të duhej që ta rrëzonim qeverinë, por nuk ndodhi. Lajmi më i mirë, zgjedhjet e reja’’, tha Topalli.
Kuvendi i Kosovës është shpërndarë gjatë ditës së sotme me 89 vota.