image Deputeti i PDK-së numëron "aferat" e qeverisë: Përmend ‘Jaranat e Liburnit’ e Martin Berishajn

Politikë

Deputeti i PDK-së numëron “aferat” e qeverisë: Përmend ‘Jaranat e Liburnit’ e Martin Berishajn

news image

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisë.

Ai ka folur për aferat e kryera në qeverinë Kurti II, që sipas tij tregojnë se në këtë pushtet nuk ka drejtësi.

Kastrati ka përmendur aferën e raportuar nga gazeta Nacionale për ‘Jaranat e Liburnit’ dhe gjithashtu aferën e Martin Berishajt.

POSTIMI:

DIKUSH ME BARKUN THATË ENDE PO I GËLLTIT ME ZOR MASHTRIMET E RRENAT E KURTIT!

Ky Kurti po thotë se nuk ka ardhë në pushtet me premtime për rritje pagash por me premtimin për punë e drejtësi.

Pra, po i bie se nëse çmimi i vajit shkon në 10 euro litra ky nuk i rrit rrogat duke u arsyetuar me luftën në Ukrainë dhe “ofertën” e tij për punë e drejtësi (edhe pse qeveria ka buxhet të mjaftueshëm)!

CILAT PUNËSIME???

* Zero investime kapitale e ZERO investime të huaja , rrjedhimisht i bie asnjë vend i ri i punës;

PËR ÇFARË DREJTËSIE PO FLASIM???

* Jaranat te Liburni i sosin tenderat. ÇFARË DREJTËSIE!

* Baba në komision e interviston dhe e fut djalin e vet në punë në KEK. ÇFARË DREJTËSIE!

* Nipat e mbesat e motrat e ministrave u rehatuan nëpër punë të ndryshme. ÇFARË DREJTËSIE!

* Zv/ministrja i jep tender kunatës. ÇFARË DREJTËSIE!

* Ministri i Kulturës i jep tender organizatës që e ka themelu vet. ÇFARË DREJTËSIE!

* Ministria e Gërvallës paguan 13.000 euro dënim për burrin e Vjosa Osmanit dhe mbron afera 600.000 euro të Martin Berishës. ÇFARË DREJTËSIE!

* Aktivistët e VV-së që kanë rrotulluar kamiona të Serbisë janë nëpër burgje, kurse këto ditë Serbia e ka PUSHTUAR Kosovën me rekord eksporti të mallërave të saj. ÇFARË DREJTËSIE ! ….ETJ, ETJ, ETJ

Këto janë deklarata BAJATE, të gërrditshme, kontradiktore e demagogjike!

Një situatë të tillë deprimuese e kaosi (në aspektin ekonomik) për jetën e qytetarëve nuk kishin ditë me realizu as Rusia e Serbia.

/GazetaSinjali/