image Deputeti i PDK-së komenton deklaratat e Haradinajt i cili tha se e ka sharë një Kosovë që është bërë me PDK-në

Politikë

Deputeti i PDK-së komenton deklaratat e Haradinajt i cili tha se e ka sharë një Kosovë që është bërë me PDK-në

news image

Deputet nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, i ka konsideruar si jo-serioze deklaratat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit deklaroi se bashkimi me PDK-në ia ka dëmtuar figurën atij, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Ashtu siç e shohim ne, Kosova është shumë larg arritjes së koncensusit për zgjedhjen e presidentit nga kjo legjislaturë. Gjuha e Ramush Haradinajt nuk më ka habit. Nëse do kishim një kandidaturë serioze të z. Haradinaj, ne do të uleshim e të flisnim”, ka thënë ai.

Po ashtu Tahiri u shpreh se partia e tij nuk ka vota për kandidatët e dalë nga koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma-AKR-6 plus.

“Asnjë kandidat që vjen nga koalicioni qeveritar, ne nuk do e votojmë. PDK i ka dhanë mundësi për ta qeverisë vendit, ndërsa ai ka dezertu”, theksoi ai në T7 duke shtuar se “Z. Haradinaj di të bëjë befasi, e befasia nuk i duhet politikës”.

/Gazeta Sinjali/