image Deputeti i PDK-së kërkon nga ministri i Arsimit të zgjidh problemin e çantave të rënda të nxënësve

Arsim

Deputeti i PDK-së kërkon nga ministri i Arsimit të zgjidh problemin e çantave të rënda të nxënësve

news image

Çantat e mbingarkuara të nxënësve ishte tema që u ngrit në seancën e sotme të kuvendit nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxha thotë se ka marrë shumë ankesa nga prindërit për këtë çështje, pasi që, pesha e rëndë e çantave me libra, sipas tij, po rrezikon shëndetin e nxënësve.

“Kemi shumë ankesa nga prindërit për këtë çështje. Kemi dhe shqetësime publike nga profesionistët shëndetësorë, të cilët ankohen për peshat e mëdha të çantave të cilat mund shkaktojnë deformime kurrizore, probleme me frymëmarrje dhe shumë të tjera”, tha ai.

Deputeti i PDK-së kërkoi që ministri i Arsimit, Ramë Likaj, të tregojë nëse ka ndonjë plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërkaq, ai vetë propozoi vendosjen e rafteve të veçanta në shkollë./Gazeta Sinjali/