image Deputeti i PDK-së: Është varfëruar populli, po vie puna të ushqehemi në kuzhina popullore

Politikë

Deputeti i PDK-së: Është varfëruar populli, po vie puna të ushqehemi në kuzhina popullore

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës, ku ka kritikuar qeverinë lidhur me ngritjen e çmimeve.

Berisha ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur as pas luftës, që sipas tij, popullit t’i vije puna që të ushqehet në kuzhina popullore.

“S’ka gjë ma tmerruese se të thuhet se kemi nda buxhet, dhe se ky popull ka ardhë në situatë me u ushqy në kuzhina popullore. Kjo s’ka ndodhë as pas luftës, as në 2008, kur e kemi marrë pushtetin me Ministri të Mbrojtjes mangut, e të Jashtme mangut, më Bankë Qendrore ta pakonsolidume, dhe nuk kemi ra në atë situatë me ushqy popullin në kuzhina popullore”, ka thënë ai në Kuvend.

Ai tutje tha se “Nga të hyrat e mëdha të qeverisë po varfërohet populli dhe po pasurohen qeveritarët”.

/GazetaSinjali/