image Deputeti i PDK-së akuzon kryetarin e Gjakovës se po shkarkon persona për t’i rehatuar të afërmit e tij

Kosovë

Reagimi/ Deputeti i PDK-së akuzon kryetarin e Gjakovës se po shkarkon persona për t’i rehatuar të afërmit e tij

news image

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, se po abuzon me jetën e qytetarëve të Gjakovës.

Sipas deputetit Beqa, kryetari i Komunës, me shkarkimin e Kryeshefit të Ndërmarrjes Publike, ‘’Çabrati’’, Berat Hadri, ka treguar që qëllimi i tij i vetëm është eliminimi i njerëzve profesional dhe kredibil, duke u dhënë hapësirë grupeve të tij të interesit.

“Në vazhdën e këtyre veprimeve e shohim edhe vendimin e djeshëm me rastin e shkarkimit të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjesh Publike ‘Çabrati’ z. Berat Hadri, ku qëllimi i vetëm është eliminimi i njerëzve profesional dhe kredibil, duke krijuar kështu hapësirë për shtrirjen e ndikimit të tij dhe grupeve të interesit të cilat e rrethojnë atë, me të vetmin qëllim: kontrollin dhe zhvatjen e buxhetit të kësaj ndërmarrje përmes instalimit të njerëzve jo profesional, por të dëgjueshëm dhe poltron politikë të tij”, është shprehur Beqa.

Gjithashtu, Beqa në shkrimin e tij ka bërë thirrje për kryetarin e komunës që t’i mbajë duart larg nga interferimet politike dhe nga institucionet e Komunës, ku sipas tij i takojnë qytetarëve.

”I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës qe të mbaj larg duart nga interferimet politike ne institucionet qe janë asete të Komunës dhe qytetarëve, si dhe i bëjmë me dije se institucionet komunale nuk janë pronë personale e as partiake e tij, por janë institucione te qytetarëve dhe ne shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës se Gjakovës”, ka shkruar Hajdar Beqa.

https://www.facebook.com/hajdar.beqa/posts/2979605435396623