image Deputeti i LVV-së dhe deputetja e PDK-së thonë se disa kolegë u kanë thënë se "veriu nuk i takon Kosovës"

Politikë

Deputeti i LVV-së dhe deputetja e PDK-së thonë se disa kolegë u kanë thënë se “veriu nuk i takon Kosovës”

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës ka dëgjuar disa deputetë duke thënë se veriu nuk i takon Kosovës dhe se nuk duhet të merremi me këtë çështje.

Rexhaj nuk ka treguar se cilës parti i takojnë këta deputetë. Deklarata të tilla nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ka dëgjuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,Valdete Idrizi.

“Unë kam dëgju deputetë të partive të tjera politike të cilët edhe mu ma kanë thënë personalisht, nuk du me i thënë me emra se më vjen keq, më kanë thënë çka po merreni me veriun e Mitrovicës, ajo punë është e shkuar, pra veriu nuk i takon Kosovës, hajde merremi me diçka tjetër. Nuk është me rëndësi të cilës parti janë”, ka deklaruar Rexhaj në T7, duke u mbështetur për këtë deklaratë edhe nga Idrizi.

“Ka, ka të tillë që më kanë thënë në Kuvend edhe mua, jo shumica, disa, fatekqësisht”, ka thënë deputetja e PDK-së./Gazeta Sinjali/