Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, sot gjatë raportimit në komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka akuzuar të gjitha partitë politike, të cilat sipas tij nuk po punojnë drejt për vendin, shkruan Gazeta Sinjali.
Rexhepi i ka thënë se deputetët shqiptarë e kanë sjellë vendin në situatën aktuale dhe se nuk kanë faj as Lista Serbe e as pakicat tjera.
“Ne si deputet e kemi sjell veten në këtë situatë, nuk kanë faj pakicat, as Lista Serbe, e askush. Ne jemi duke e marrë në qafë Kosovën, në bashkë, LDK-VV, PDK e Aleanca. Ne nuk jemi duke punuar drejt edhe mirë, qysh duhet në situata të caktuara”, tha Rexhepi.
Tutje ai tha se duhet të bëhen bashkë për të gjetur një kompromis, dhe se duhet të lihen anash garat politike.
“Nëse e duam këtë Kosovë, duhet me i mbledh mend, duhet të punojmë bashkë për çështje të caktuara, pastaj gara politike le të bëhet ku do të dëshiron”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/