image Deputeti i LDK-së: Pandemia do të prodhojë gjenerata analfabetësh në Kosovë

Kosovë

Deputeti i LDK-së: Pandemia do të prodhojë gjenerata analfabetësh në Kosovë

news image

Deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka parashikuar dëmet afatgjate që, sipas tij, shoqëria kosovare do i vuaj me vite si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shkatërrimi ekonomik; prodhimi i disa gjeneratave analfabetësh; rritja e krimit; trazira politike; gjendje e rënduar psikologjike; migrimi i shoqërisë”, janë disa nga dëmet që deputeti i ka listuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Deputeti, i cili me profesion është neurolog, thotë se këto dëme nuk janë të vetmet që ky virus mund t’i shkaktojë.

“Janë këto disa e mund të jenë edhe shumë më shumë pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak t’i zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220158756776773