image Deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit, ndërpritet seanca

Politikë

Deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit, ndërpritet seanca

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit tek karriga e saj në Kuvend.

Pas këtij veprimi është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.

“Të nderuar deputetë, kjo seancë ndërpritet për shkak të paedukatës së disa deputetëve dhe do t’ju ftojmë vetëm kur të vendos Kryesia e Kuvendit”, ka deklaruar Osmani.

E gjitha filloi kur fjalën e mori deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila iu drejtua deputetes së VV-së, Fitore Pacollit me një gjuhë të ashpër.

“Fitore, mbylle gojën kur të flas unë… edhe një herë po them, mbylle gojën Fitore kur unë flas, a po don edhe një herë me e thënë. Kur flas unë kur e kërkoj fjalën le të degjojë deri në fund. Nuk është ajo që ma përcakton rendin e ditës edhe fjalën time, pikë”, ka deklaruar Musliu.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj të cilit kryeparlamentarja ja tërheku vërejtjen.

“A po ulesh zotri deputet, a po ulesh edhe mos bërtit, a po ulesh edhe mos bërtit… ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë, a kuptove, a kuptove çka të thashë”, ka deklaruar Osmani.

Pas këtyre deklaratave, deputeti i LDK-së , Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit tek karriga e saj dhe kjo e fundit e ka ndërprerë seancën.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/2637658816490073/